Greqia bllokon ekstradimin e vrasësit të ish-drejtorit të policisë

Më të fundit


Gjykata e Lartë e Greqisë ka refuzuar të ekstradojë në Shqipëri Bledar Jambellin, i cili akuzohet nga drejtësia shqiptare si urdhëruesi i ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Artan Cuku. Arsyet e këtij vendimi grek janë ende të paqarta për drejtësinë shqiptare, por që prej 1 viti çështja kundër Jambellit dhe bashkëpunëtorit të tij, Kristaq Leci, po qëndron e pezulluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Të dy së bashku akuzohen për “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, kryer në bashkëpunim si dhe për “Mbajte pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”.

Ndërkohë bashkëpunëtori tjetër i tyre, Mikel Shalari që u arrestua nga policia, pranoi të fliste dhe të bashkëpunonte me policinë, duke treguar dy emrat e mësipërm kundrejt një dënimi me 10 vite burgim. Shalari ishte personi që qëlloi disa herë me pistoletë Artan Cukun, përpara se ai të futej në ashensorin e pallatit ku banonte. Shalari pranoi të kishte marrë një shumë prej tre mijë eurosh për ta kryer vrasjen. Ai deklaroi se i ishte premtuar se do të merrte 20 mijë euro për këtë vrasje.

Motivi i kryerjes së krimit të rëndë dyshohet se është arrestimi i disa vite më parë nga Cuku i Bledar Jambellit, të cilit i kishte përgatitur dosjen penale për një vrasje të kryer në Vlorë. Jambelli ka vendosur të hakmerret, duke kontraktuar vrasës me pagesë për ekzekutimin e ish-kryepolicit të Vlorës. Por pas vrasjes së Cukut, Jambelli është larguar nga Shqipëria duke u strehuar në Greqi, vend në të cilin dhe u arrestua nga policia helene. Artan Cuku u ekzekutua në prill të 2017-ës.



Skip to toolbar