Në mbledhjen e së enjtes të liderëve të BE në Bruksel, që u mbyll në 02:44 të mëngjesit së të premtes, Greqia mbajti një qëndrim të qartë, pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Natyrisht, pala greke ka vendosur gjithmonë kushte të rrepta për integrimin e dy vendeve fqinje në BE, por në rastin konkret, interesat janë qartazi pro çeljes së negociatave.
Pas dështimit të të gjitha përpjekjeve, akoma dhe të decoupling të Holandës dhe Danimarkës, pala greke bën bilancin e domethënies së vendimit të djeshëm, për të ardhmen e rajonit. Dhe nga çdo këndvështrim, vendimi i Këshillit të Europës nuk ishte aspak pozitiv.
Konkretisht, kryeministri grek, Kyriakos Micotakis, ka theksuar se Greqia është forca stabilizuese në rajon, dhe se mbështet rrugën europiane të fqinjëve në BE, me kusht të përhershëm respektimin e plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe sa janë nënshkruar nga të gjitha palët, në dobi të respektimit të së drejtës së shtetit.
Në lidhje me Shqipërinë, ka një referencë të hapur konstante në lidhje me minoritetin grek të Shqipërisë. Më e ndërlikuar është çështja me Maqedoninë Veriore, pasi refuzimi i Francës për çelje të negociatave, duke e bashkuar fatin me të Shqipërisë, ka ngjallur të tjera shqetësime në palën greke.
Kështu, qeveria Mitsotakis tashmë përgatitet për probleme të mundshme në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë Veriore. Vetë kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se “Marrëveshja e Prespës është e lidhur me perspektivën tonë evropiane”, duke ushtruar sa presion mundet liderëve të BE-së, mesa duket, pa arritur rezultatin e pritshëm.