Pas konfirmimit të rasttit Ministria e Bujqësisë ka thirrur takimin e Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.Ndërkohë që Agjensia e Veterinarisë dhe Autoriteti Kombëtar Ushqimit kanë marë masa që produktet e nga subjekti ku është konstatuar gripi I shpendëve të mos dalin në treg për konsumatorët.
Subjekti REA është vendosur në karantinë dhe po monitorohet zona përreth.Po ashtu Agjensia e veterinarisë ka njoftuar gjithashtu 68-subjekte të mbarështimit të shpendëve, që të marrin masa për stablimentet e tyre . Sëmundja virusale e Influencës aviare mbetet shqetësuese, edhe në një sërë vendesh europiane pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër.
Nisur nga kjo Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, shpendëve dekorativ, të vezëve, të mishit dhe nënprodukteve të tjera me 9 shtete, si me Çekinë, Poloninë, Belgjikën, Bullgarinë, Gjermaninë, Hungarinë, Moldavinë, Italinë dhe Bosnje-Hercegovinë . Të gjitha këto shtete janë të prekura nga influenca aviare me patogjen të lartë të shpendëve.