Ministria e Mbrojtjes ka ngritur me urgjencë një grupi hetimi, Task-Force, për shpërthimin e ndodhur dje në Letoni ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë.
Task-Forca hetimore shqiptare ka në përbërje përfaqësues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurisë se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave së bashku me hetuesit letonezë.
Drejt Letonisë do të udhëtoje edhe ministrja Olta Xhaçka e cila ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta.