Hahn, Kosovës dhe Serbisë: Hiqni taksën dhe ndaloni lobimet

KOSOVA


Nga Helsinki, Komisioneri Evropian për zgjerim, Johannes Hahn u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun, duke thënë se dialogu ‘është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor’. “Është thelbësore që Kosova ta heq taksën. Rrjedha pozitive e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është element kyç për të ardhmen e perspektivës evropiane të gjithë rajonit”, tha Hahn

Komisioneri Evropian për zgjerim përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme heqja e taksës sepse është kundër parimeve të Bashkësisë. Kur bëhet fjalë për tregtinë e lirë, nuk ka vend për taksa. Kjo duhet të ndryshojë”, theksoi Hahn. Hahn gjithashtu i bëri thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. “Në të dyja palët duhet të bëhen hapa njëri drejt tjetrit. Mendoj se mund të gjejmë zgjidhje dhe se kjo nuk është e  pamundur”, porositi Hahn.

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike Mirko Šarović në takimin me ministrat përgjegjës për bujqësinë dhe tregtinë e vendeve të Evropës Juglindore në Berlin, ka thënë se ‘futja nga administrata kosovare e taksave doganore për mallrat nga Serbia rrezikon, jo vetëm tregtinë, por edhe stabilitetin e rajonit, pasi lëvizje të tilla të paarsyeshme politike të autoriteteve të Prishtinës çojnë në procese regresioni në marrëdhëniet mes dy vendeve’.

Šarović u takua në Berlin me Ministrin gjerman të Bujqësisë dhe Ushqimit, Julia Klöckner dhe Komisionerin Evropian për Europeanështjet Evropiane, Vytenis Andriukaitis. Në takim u theksua që barrierat e vendosura në mënyrë të njëanshme në tregtinë midis vendeve të CEFTA-së duhet të zhduken menjëherë, në mënyrë që të shmangen problemet në përparimin e arritur, integrimin dhe zhvillimin e rajonit të Evropës Juglindore.

Komisioni Evropian dhe zyrtarët gjermanë pajtohen që zgjidhja për të kapërcyer proceset e tilla të shpërbërjes nuk do të jetë e mundur pa përfshirjen e fortë dhe konkrete të Komisionit Evropian, përfshirë Republikën Federale të Gjermanisë si një nga anëtarët më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian.



Skip to toolbar