Hajdari, Bashës: Reforma me ne (do votohet në Kuvend)

AKTUALITET


Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar të Deputetëve të Djathtë në Kuvend, shprehet se “Reforma Zgjedhore”, nuk mund të jetë produkt i një pazari politik. Me anë të një reagimi në Twitter, Hajdari paralajmëron Partinë Demokratike, se “Reforma Zgjedhore” do të jetë produkt institucional i Komisionit, ndërsa votimi i saj, do të bëhet në Kuvend.  “Reforma nuk mund të jetë më produkt i një pazari politik të radhës mes dy partive mbi supet e shqiptarëve. Ajo duhet të jetë produkt institucional i këtij Komisioni dhe të votohet në Kuvend, pas një konsultimi gjithëpërfshirës kombëtar e dakortësie mes të gjitha palëve relevante”, shkruan ajo.

Më tej, Rudina Hajdari shprehet se për të çuar përpara këtë reformë, duhet vullnet i sinqertë nga aktorët politikë, ndërsa apelon se duhet qëndruar larg çdo pazari që minon besimin publik. “Këtu, ne shpresojmë edhe në vullnetin e sinqertë të aktorëve politikë për t’a kryer këtë reformë e për të qëndruar larg çdo pazari të fshehtë që minon besimin publik në institucionin e zgjedhjeve. Ne kemi për detyrë historike që t’u kthejmë besimin të gjithë qytetarëve shqiptarë tek institucionet që administrojnë dhe numërojnë votën e tyre, sepse besimi publik ndaj strukturave të shtetit dhe ndaj administratës zgjedhore është sot në një pikë kritike”, shkruan Hajdari.

Partia Demokratike, kërkoi që Reforma Zgjedhore të hartohet nga një komision i posaçëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët, duke shmangur deputetët e opozitës në parlament. Kjo kërkesë irritoi deputetët e opozitës, të cilët braktisën mbledhjene  organizuar nga OSBE të mërkurën paradite. Megjithatë, Rudina Hajdari, ishte zëri më i arsyeshëm, duke i kërkuar deputetëve opozitarë të ktheheshin në tryezë, ndërsa pasditene  të mërkurës ajo kundërshton kërkesën e PD, duke i kujtuar se Kuvendi është vendi ku do të votohet kjo reformën, ku nevojiten dhe votat e opozitës, të cilën Basha s`e njeh.



Skip to toolbar