Hajdari ironizon PD: Ju ra goja për Bushatin si zë ndryshe në PS, vras mendjen mos e keni blerë

POLITIKË


Rudina Hajdari, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, përmes sarkazmës dhe ironisë nuk ka mundur dot të mos flasë për ish kolegët e saj demokrat për “vlerësimet hipokrite’ që PD ka bërë në lidhje me Ditmir Bushatin, si një zë ndryshe brenda PS-së.

Hajdari, e cila u përjashtua nga PD pikërisht për këtë zë ndryshe që kishte, i është drejtuar PD, nëse ato mos kishin blerë gjë Ditmir Bushatin që të kritikonte Ramën gjatë mbledhjes së kryesisë.

Ata që nuk lanë gjë pa më sharë e akuzuar mua, kur vendosa të mos djeg mandatin, tani ju ra goja duke thënë se sa e vlerësojnë Bushatin, si një zë ndryshe brenda Partisë Socialiste. Vras mendjen mos e ka blerë gjë Partia Demokratike“, shkruan Hajdari.

Ndaj Rudina Hajdarit u hodhën të njëjta akuza nga PD se ajo ishte blerë nga kryeministri Rama kur kritikoi hapur vendimin e Bashës për të djegur mandatet dhe nuk pranoi të hiqte dorë nga i saji, gjë që i kushtoi përjashtimin nga selia blu.

Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.



Skip to toolbar