Hajdari mbështet SHBA: Reformën Zgjedhore e drejtoj unë

AKTUALITET


Kryetarja e grupit të ri parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari, ka mbështetur deklaratën e SHBA për zgjedhjet e 30 qershorin e cila ftonte ftonte klasën politike të përqendrohen tek reforma zgjedhore.

Hajdari shkruan në “Facebook” se Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë para bashkëatdhetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Hajdari iu ka përcjellë një mesazh të koduar gjithë politikanëve, të majtë e të djathtë, teksa iu ka kujtuar se është ajo që do të udhëheqë këtë Reformën Zgjedhore për t’u dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit.

“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore.

Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkëatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike.

Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane”, shkruan Hajdari.

Rudina Hajdari është deputetja e PD-së e cila ndryshe nga Grupi Parlamenti vendosi të mos e djegë mandatin e saj por të qëndrojë në parlament. Ajo shpeshherë ka bërë thirrje kundër protestave të PD-së, dhe gjetjen e zgjidhjes brenda rrugëve institucionale. Ajo drejton Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore….

Gepostet von Rudina Hajdari am Montag, 1. Juli 2019


Skip to toolbar