Hajdari, pa fjalë për klasën politike shqiptare në 30 vite

Më të fundit


Deputetja Rudina Hajdari ka mbetur fjalë për atë që ndodh në politikën shqiptare, që sipas një tabele të marrë nga delegacioni i OSBE në Tiranë dhe të publikuar prej saj, ende ka njerëz në funksione të zgjedhura ose të emëruara, të cilët kanë nga 10 deri në 30 vite që nuk largohen nga skena politike.

Deputetja Hajdari ka publikuar me emra në “Facebook” vjetërsinë e angazhimit të klasës politike post-komuniste.

Hajdari rendit politikanët që në vitin 1991 e deri në vitin 2009, shumica e të cilëve vazhdojnë të mbajnë postet politike.

E shtangur nga kjo situatë, deputetja duket se ka mbetur pa fjalë, por e shoqëron foto-mesazhin e saj vetëm me një “No comment!”, ndoshta duke nënkuptuar se ka ardhur koha për të rinj në politikën shqiptare.

No comment 🙈

Gepostet von Rudina Hajdari am Mittwoch, 10. Juli 2019


Skip to toolbar