Hajdari-qytetarëve: Distancohuni nga dhuna, po i shërbeni interesave të politikanëve

Më të fundit


Deputetja demokrate Rudina Hajdari a bërë thirrje për distancim nga dhuna për hir të Shqipërisë. Proceset integruese të Shqipërisë, janë shumë herë më të rëndësishme se lufta mes politikanëve për interesat e tyre tha Hajdari

Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë të ndikojë në jetën e çdo qytetari. Ndaj bëj thirrje për distancim ndaj dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Ne nuk mund të lejojmë që lufta mes politikanëve që shohin vetëm interesat e tyre të ngushtë të shkatërrojnë Shqipërinë. Distancohuni nga dhuna dhe mos u bëni pjesë e atyre politikanëve, që nuk ju shërbejnë ju dhe as vendit. Të dashur qytetarë ka ardhur koha që ne vërtetë të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën çdo ditë e më shumë, e të vazhdojmë rrugën tonë evropiane për një anëtarësim sa më të shpejtë në vendet e BE-së.”  tha Hajdari


Hajdari nuk i kursen as akuzat për opozitën, e cila është duke përdorur politika shkatërruese për popullin dhe pengimin e hapjes së negociatave. “Nuk duhet injoruar fakti që jemi përpara një situate të tensionuar. Nga njëra anë kemi një opozitë joparlamentare me politika regresive dhe shkatërruese për popullin shqiptar , e cila gjithashtu po pengon rrugën e zhvillimit dhe hapjen e negociatave duke zhvilluar protesta të cilat kanë qenë të dhunshme dhe që kanë dëmtuar qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë në të gjithë botën.”

Hajdari nuk la pa përmendur faktin se korrupsioni i lartë i Shqipërisë është burimi i çdo të keqe në këtë vend dhe se mazhoranca ka zvarritur zbatimin e reformës në drejtësi. “Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit ka mbetur vetëm në letër.”




Skip to toolbar