Hajdari: Turp! Një president shqiptar që sulmon SHBA

AKTUALITET


Rudina Hajdari e quan çmenduri të presidentit Meta sulmin e tij ndaj SHBA-së, ndaj dhe i kërkon falje publike të gjithë diplomatëve të huaj.

Në një reagim pas konferencës së Presidentit Meta, deputetja e PD-së, Rudina Hajdari thotë se ndihet e turpëruar nga qëndrimi i tij që sulmoi ashpër SHBA.

 “Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar.

Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, thekson Hajdari.

Presidenti Meta në një konferencë të gjatë për shtyp, sulmoi ashpër SHBA të cilën e akuzoi për krijimin e një junte,  për komplot dhe eksperiment kundër të ardhmes evropiane të Shqipërisë.



Skip to toolbar