Hajdutët “shqyejnë” bankomatin në Durrës

Më të fundit


Një bankomat i bankave të nivelit të dytë është gjetur i vjedhur mëngjesin e së dielës në Durrës. Persona, ende të paidentifikuar kanë kryer vjedhjen, ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia tha se fillimisht po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë së bankomatit dhe më pas të bizneseve përqark për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave, bankomati është “shqyer” me mjete të forta dhe mendohet se sulmi është kryer në orët e para të mëngjesit.



Skip to toolbar