“Hakmarrja” e Gazit çon denoncim në SPAK për 73 deputetët e shumicës

AKTUALITET


Pasi Policia çoi në SPAK 23 ligjvënës demokratë për incidentet në Parlament, dukshem ne nje shenje pergjigjeje, PD-ja ka hartuar një listë të saj më të gjatë me deputetë të PS-së, që i ka kallëzuar po në Prokurorinë e Posaçme.

Grupi Parlamentar i PD-së njoftoi sot se ka kallëzuar 73 deputetë të Partisë Socialiste, për dy vepra penale, sipas tyre, atë të pengimit të Ekzekuimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës, të kryer në Bashkëpunim”.

Këllzimi i referohet votimit dy herë në Parlament, për çuarjen e mandatit të Olta Xhackës, për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Një herë socialistët votuan kundër dhe në fillim të këtij muaj pati një shumicë abstenuese, cka sërish cështja nuk shkoi në Kushtetuese, pasi shumica thotë se do presë opinionin e komisionit të Venecias.

Të kallëzuar mes 73 emrave është kryesocialisti Edi Rama, ministrat dhe deputetët. Nuk është e qartë se për çfarë SPAK do hetojë, pasi çfarë ndodh brenda sallës së Kuvendit, si për shembull procesi i votimit, nuk përfshihet në kodet penale apo të procedurës penale. Por ajo që është e dukshme është se kërkesa me firmën e Bardhit, duket si një përpjekje për të barazuar hetimet penale, nën të cilën ai dhe 22 deputetë të tjerë demokratë janë vënë, pasi jashtë ambienteve të kuvendit, ndezën një zjarr të madh me 23 karriket e tyre në të cilat ulen në parlament.



Skip to toolbar