Grupi palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është përgjigjur ndaj një propozimi për një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Përgjigja e grupit radikal palestinez është publikuar në një media libazene, shkruan REL.
Dokumenti, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nga zyrtarët, ofron pamjen më të qartë deri më tani të kërkesave të grupit radikal në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që po mban në Gazë.
Përgjigja ndaj planit të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti parasheh një marrëveshje prej tri fazash, që do të zbatohej në një periudhë prej katër muajsh e gjysmë, duke çuar drejt fundit të luftës dhe lirimit të të gjitha pengjeve.
Propozimi i Hamasit në mënyrë efektive do të linte në pushtet në Gazë grupin radikal dhe do t’i mundësonte që të rindërtonte aftësitë e tij ushtarake, një skenar që Izraeli e refuzon me vendosmëri.
Në fazën e parë prej 45 ditësh, Hamasi do të lironte gratë dhe fëmijët e mbetur, por edhe burrat e moshuar dhe ata të sëmurë, në këmbim të lirimit të të gjitha grave, fëmijëve, të sëmurëve dhe të burgosurve të moshuar që mbahen nga Izraeli. Izraeli do të lironte edhe 1.500 të burgosur palestinezë, përfshirë edhe 500 persona, që Hamasi specifikisht kërkon lirimin e tyre, që me gjasë janë luftëtarë të grupit radikal profilit të profilit të lartë, të cilët po qëndrojnë në burgjet izraelite të dënuar me burgim të përjetshëm.