Hapja e listave/ Nazarko: Me personalizimin e votës, kufizohet ndikimi i kryetarëve të partive. Vota e diasporës do ketë ndikim

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko thotë se personalizimi i votës do të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se votuesit e rinj të diasporës, mund të zgjedhin figura të reja politika.

“Nëse mund të bëj një vërejtje për atë projektimin, ai nuk mban parasysh faktin që është votuesi i diasporës. Me atë rezultat, te shifrat në vlerë absolute, nëse në nivel Shqipërie kanë marrë 1.1 milion, mendojmë se do të ketë 1.4 milionë. Ka dy faktorë, që e mbajnë peng atë lloj projektimi. E para, futja e partive të vogla dhe e dyta, futja e diasporës.

A do ruajë të njëjtin preferencë elektorale si familjet e tyre, të afërmit që janë në Shqipëri, apo do të sjellin prirje të reja preferenciale për partitë e vogla?

Ajo që është interesante, që në një kuptim, këto zgjedhje i ngjajnë atij të Kushtetutës në 1998. Ishin 100 deputetë që zgjidhesin me mazhoritar, dhe mandatet e tjera, proporcional.

Problemi është si do votohet? Do votohet me një fletë votimi?

Nëse ka një emërues të përbashkët të risisë të këtij sistemi hibrid, është fakti që duke u personalizuar vota, kufizohet ndikimi i kryetarëve të partive. Ky është elementi i parë. Elementi i dytë, rritet mundësia që partitë e vogla të jenë tëheqëse elektoralisht, dhe natyrisht rritet edhe ndikimi i votuesit të diasporës. Votuesi i diasporës mund të zgjedhë figura të reja. Kjo është interesante. Një konsideratë për kërkesën e opozitës për amendamentin e saj.

Cilët janë ata individë që kanë dokumente të parinovcuiara? Janë votues të rinj, që i ka kufizuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Kjo është pikëpyetje. Nëse është votues, jo moshë e re, ka paradoks te kjo kërkesa e opozitës. Opzoita prertendotn që ata që kanë ikur vitet e fundit tëq everisjes Rama, janë votues të saj. Ata që kanë ikur kanë dokumente të rinovuara, është pa sens”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar