Hasani në Greqi: Dialog dhe bashkëpunim. Athina mbështet anëtarësimin në BE

Më të fundit


Tirana dhe Athina do të cojnë përpara bashkëpunimin dypalësh dhe urë lidhëse për këtë janë pikërisht emigrantët shqiptare në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri.

Ministri i jashtëm Igli Hasani u prit këtë të martë nga homologu Jorgos Gjerapetritis. Ishte shefi I diplomacisë shqiptare ai që ndau detaje nga biseda.

“Biseda jonë ishte e hapur dhe me vizion të qartë për të ardhmen, duke riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e respektit të ndërsjellë, përafrimit strategjik dhe dialogut konstruktiv.”

Jo vetëm bashkëpunimi dy palësh por ministry vlerësoi edhe mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Lidhjet tona bazohen në vlera të përbashkëta, bashkëpunim të ngushtë në kuadër të NATO-s dhe një vizion të përbashkët për një Evropë më të integruar dhe të bashkuar.”

Në një deklaratë për media, ministrja e jashtme Greke thekson partneritetin mes dy vendeve, duke u dhënë një shtyse të re marrëdhënieve mes dy vendeve. Në deklaratën e Gjerapetritis rikonfirmohet edhe njëher mbështetja që vendi fqinj  ka për anëtarësimin e shqipërisë në familjen europiane.



Skip to toolbar