Hasani takohet me homologun e tij Tajani: Diskutuam për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer

Më të fundit


Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare që ka të bëjë me paktin Rama-Meloni për emigrantët. Ai është pritur nga homologu i tij Igli Hasani, i cili ka postuar foton ku shtrëngojnë duart në rrjetin social “X”.

Mirëprita sot në mëngjes në Tiranë kolegu im i dashur ministër i Punëve të Jashtme Italiane dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij të ardhshme në Shqipëri sot”, shkruan Hasani.

Tajani do të vizitojë sot Tiranën si dhe portin e Shëngjinit për të diskutuar me autoritetet shqiptare hapat konkretë për zbatimin e marrëveshjes për strehimin e azilkërkuesve nga Afrika e Veriut.

Më 13 Dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi ratifikimin e marrëveshjes italo-shqiptare, pas kërkesës së Lulzim Bashës dhe mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Një ditë më parë ambasadori italian në Tiranë Fabricio Bucci u shpreh optimist se më 18 Janar Gjykata Kushtetuese do ta vleresojë në përputhje me ligjet shqiptare marrëveshjen Rama-Meloni për pritjen dhe strehimin e azilkërkuesve nga Afrika e Veriut.



Skip to toolbar