Ndërkohë që në Dukat dhe Gjirin e Gramës janë riaktivizuar dy vatra zjarri, mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë edhe helikopteri ‘Chinook’ nga Holanda me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë.
Helikopteri holandez ka nisur punën prej 2 orësh nga Pashalimani për fikjen e zjarreve në Karaburun. Ndërkohë që zjarret e riaktivizuar janë të ndezura nga njeriut dhe jo nga natyra.
Ndërkohë Gjiri i Gramës duket sikur është pushtuar nga flakët e “ferrit”. Zjarr ka përfshirë të gjithë gjirin duke djegur bimësinë dhe gjallesat aty, ndërsa pamje që shihet nga videot është trishtuese për këdo. Në të janë aktivizuar disa vatra, ku flakët thuajse kanë zbritur deri në vijën bregdetare.
