Shtyhet sërish seanca për Berishën dhe Malltezin, avokatët s’i ndahen Irena Gjokës

AKTUALITET


Shtyhet për datë 12 mars seanca për revokim të masës së sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve për t’u njohur me ecurinë e hetimeve të deritanishme si dhe kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndaj Sali Berishës, GJKKO ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.

Që prej fillimit të procesit, Berisha është ankuar se qeveria po ndikon në sistemin e drejtësisë për dënimin e tij.



Skip to toolbar