Hetimet e SPAK/ Mërtiri: Dërgohen çështje të shumta për ta penguar e për të zvarritur hetimet

Më të fundit


Komentatori politik, Ergys Mërtiri thotë se në SPAK po dërgohen çështje të shumta, për ta penguar në hetime, pasi ky institucion ka vetëm 20 prokurorë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mërtiri thotë se pozita dhe opozita e kanë sulmuar SPAK.

“Nuk besoj se rrezikon burgun. Ka një problem këtu. Kush është problemi në raport me SPAK këtu, e ka thënë edhe SPAK. Një nga mënyrat sesi këta e bllokojnë SPAK, është duke i çuar pafundësisht çështje, në mënyrë që mos të ketë mundësi të hetojë. Ka gjithsej 20 prokurorë. Një prej mënyrave që ta mbysin me punë. Këta janë të detyruar, sipas ligjit, brenda 3 muajsh duhet të kthejë përgjigje. Ai është i detyruar, nëse ka indicie për vepër penale, duhet të hapë hetim, ose të thotë mbyllet çështja. Edhe në rastin e Bardh Spahisë, është çështje e vogël, nuk ka pse të merret SPAK me këtë, por këta e vënë SPAK para përgjegjësisë. Këtë ka bërë qeveria në masë, edhe këta të tjerët. Unë, qëndrimin tim, të dyja partitë janë kundër SPAK, nuk e lënë rehat. Këtu është detyruar 2-3 herë të ndërhyjë dhe të mbrojë SPAK. Amerikanët u riktheyn, këta na kanë gënjyer. Thanë që Yuri Kim doli nga sistemi. Këtu kush thotë gënjeshtrën më të madhe”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar