Hetimi për Pjetrin shtyn konstituimin e këshillit bashkiak

POLITIKË


Akuzat e forta politike për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri dhe hetimi i ndërmarrë nga prokuroria për të kanë shkaktuar edhe shtyrjen e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak të zgjedhur më 30 qershor, duke lënë në detyrë edhe më shumë Voltana Ademin, e cila deri tani nuk ka bërë asnjë hap pas për lëshimin e institucionit.

Sipas lajmërimit më herët, por duke qenë se katër vite më parë, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ishte konstituar i fundit në 61 bashki të vendit, mbledhja për konstituimin e këshillit të ri bashkiak ishte njoftuar se do bëhej më 21 gusht. Por, burime për Report Tv bëjnë me dije se politikisht është marrë vendim që të pritet hetimi mbi akuzat e PD, i cili tashmë ka nisur nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo e fundit i ka bërë kërkesë autoriteteve italiane dhe janë në pritje të informacioneve për shtetasin Valdrin Pjetri.


Çështja Pjetri, a duhet të kandidojë më PS një emër nese zgjedhjet përsëriten?

Por çfarë ndodh nëse akuzat e PD rezultojnë të vërteta?! Sipas procedurave të ndjekur më herët, Shkodra do të shkojë në zgjedhje të parakohshme të paktën për kryetar, ashtu siç ndodhi në vitin 2017 në Kavajë pas shkarkimit të Elvis Rroshit. Fillimisht, nëse këto akuza rezultojnë të vërteta, atëherë Valdrin Pjetri do të vihet nën hetim për një tjetër vepër penale atë të dhënies së informacioneve të rreme në formularin e vetëdeklarimit, ku është shprehur se ai nuk ka qenë i dënuar apo i dëbuar më parë nga ndonjë shtet i huaj. Kjo do të thotë se ai mund të japë dorëheqjen dhe mos të pranojë detyrën, ose Kryeministri e shkarkon atë nga detyra siç bëri në rastin e Rroshit.




Skip to toolbar