Hetimi për sterilizimin, Beqaj: Nuk kam asnjë interes ekonomik me asnjë sipërmarrje farmaceutike

AKTUALITET


Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur edhe ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit.

Beqaj pas daljes nga SPAK ka folur për mediat ku është shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë interes ekonomik dhe financiar me asnjë sipërmarje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët  e tyre. Ish-Ministri u shpreh se ende pret që të mësojë fajin që ka bërë.

“Në kohën që kam qenë ministër, por edhe sot nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik dhe financiar me asnjë sipërmarje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët  e tyre. Unë prej vitesh po përballem me këtë çështje dhe jam i hapur ndaj drejtësisë edhe në funksion të veprimeve të djeshme u bë një kontroll në banesën time. Nuk ishte nevoja të thirrja avokatët sepse  ato që ka një familje normale u gjetën aty. Siç ju e dinm unë çdo të premte paraqitem para hetuesve në një procedurë për çështjen e sterilizimit. Ende pres të kuptoj se kush është faji që kam bërë sepse deri tani nuk ka asnjë provë faji. Sterilizimi është një nga gjërat më të mira që kam bërë, por padyshim në sistemin e drejtësisë edhe unë jam i interesuar të pres vendimin e gjykatës. Sigurisht ato që kanë bërë kontrolklin më treguan nëj vendim gjykate. Besojj se është momneti që njerëzisht dua tju uroj Vitin e Ri.”



Skip to toolbar