Hidhet shorti i “Final 4”: Ja përballjet në gjysmëfinale

Më të fundit


Eshte hedhur pak me pare shorti për “Final 4” në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

Skuadrat ishin ndarë në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 ishin Egnatia dhe Partizanit, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).

Të gjitha ndeshjet e “Final Four” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më datë 17 maj mes Partizanit dhe Skënderbeut, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Vllanise në po të njëjtën orë më 19 maj.

Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.

Kujtojmë se janë ndeshje me një takim dhe gjithçka do të vendoset në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion, ndërsa në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.

SHORTI 

EGNATIA-VLLAZNIA
PARTIZANI-SKENDERBEU



Skip to toolbar