Himara drejt zgjedhjeve/ KQZ merr vendimin: Mandati i Fredi Belerit i pavlefshëm!

Më të fundit


Alfred Beleri humb mandatin, si kryetar i Bashkisë së Himarës. Në mbledhjen e kësaj të premteje, KQZ vendosi të shpallë mandatin të pavlefshëm

Celibashi: Në lidhje me këtë cështje them në krye të herës se ky proces administrativ dhe vendimmarrja më pas nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizmin Kodi dhe kushtetuta. Secila prej palëve, kanë gjykimet e tyre mbi sa thash por është fakt i pakundërshtueshëm, në këtë proces KQZ nuk është futur as për ti shërbyer dikujt dhe as për të prishur interesat e dikujt. Ashtusikurse cdo vendimmarrje, është e tillë që jo të gjitha palët i kënaqin. Bëj këtë sqarim edhe për shkak të ndonjë kompleksiteti. Nuk kemi pse të fshehim ngarkesën që përmban kjo cështje,  në fund ngelet ajo që sa në përputhje me ligjin është kjo vendimmarrje. Unë mendoj që, KQZ është plotësisht kompetente për ta zhvilluar këtë proces. Dëshira për t’u marrë nuk buron nga asgjë vecse imponohet nga ligji. Afatet janë parashikuar nga kodi zgjedhor, kemi shqyrtuar edhe raste të tjera të ngjashme, edhe pse rasti Beleri dallon në thelbin e vet ligjor.


Të vijmë te thelbi, bazueshmëria e vendimit për pavlefshmëri të mandatit të Belerit. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim që të largojë gjithë ata funksionarë publikë, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Për rastin kur kandidon është e qartë për të gjithë, diskutimi ngelet nëse një person që e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe merr një masë, a është subjekt i ligjit apo jo. Ky është diskutimi,

Nuk është cështje e KQZ se cfarë bëjnë institucionet e tjera. Vendimmarrja e KQZ nuk kushtëzohet nga kjo, vendimmarrja e KQZ përcaktohet nga Kodi zgjedhor.

Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për arsye që dihen tashmë, edhe pse me vendim të KQZ është shpallur fitues, por nuk është në kushtet e ushtrimit të detyrës. Për KQZ kjo nuk ka rëndësi, mund të ishte edhe në kushtet e ushtrimit të detyrës. Po e marrim sikur do ishte kryetar dhe mbetet diskutimi, a e ka komptencën KQZ për të zhvleftësuar këtë mandat sipas dekriminalizimit, jam i bindur që PO. Nuk mund të ushtrosh detyrën kur verifikohen kushtet e ndalimit.

Ndoshta kaq qartë në ligj kjo nuk është e shkruar, por në përmbatjetje kjo është shumë e qartë. Jo vetëm për Belerin, port ë gjithë kam keqardhje që humbasin mandatin ata që i kanë marrë këto funksione. Por ky është ligji, kur i zgjedhuri ka një vendim penal të formës së prerë, për një vepër penale që ligji të ndalon të kandidosh dhe të mbash funksionin publik. Me bindje të plotë, unë mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, z. Beleri. Dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat.




Skip to toolbar