HISTORIKE: Shqiponjat kuqezi fluturojnë drejt Gjermanisë, Shqipëria kualifikohet në Europian

KOMBËTARE


Historike, Shqipëria kualifikohet në kampionatin Europian të Gjermanisë.

Një ekip që ka bërë një sezon madhështor, ku meriton fjalët më të mëdha për këtë edicion të jashtëzakonshëm që ka zhvilluar gjatë këtyre ndeshjeve eliminatore, duke kaluar çdo pritshmëri sa i përket rezultateve dhe lojës së zhvilluar.Një meritë të madhe padiskutim i shkon trajnerit brazilian Silvinjo dhe stafit të tij, të cilët formuan një grup dhe një formacion që i mahniti të gjithë, duke ndërtuar një Shqipëri të madhe në këtë sezon.


Gjithashtu dhe lojtarët që me performancat e tyre dhe harmonin që krijuan me njëri-tjetrin krijuar një lojë me nivel të lartë duke marrë duartrokitjet dhe dashurinë e tifozëve.

Kuqezinjtë fituan barazuan soy në transfertë përballë Moldavisë me rezultatin 1-1.

Goli për Shqipërinë u shënua nga sulmuesi kavajs Sokol Cikalleshi në pjesën e parë të ndeshjes.

Ndërkohë pak minuta para përfundimit të ndeshjes Moldavia barazoi rezultatin me anë të Baboglo.

Një ndeshje që u mbyll ashtu siç na takonte me një rezlutat pozitiv në një transfertë delikate për të bërë historinë siç është kualifikimi për herë të dytë në fazën e grupeve të një kampionati Europian.

Ndeshja e radhës do të jetë të hënën kundër Ishujve Faroe në “Air Albania”, e cila do të kthehet në një arenë feste kuqezi ku do të shijohet dhe festohet ky kualifikim i jashtëzakonshëm. 




Skip to toolbar