Holanda: Një “Jo” e qartë për Shqipërinë

POLITIKË


Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka dhënë përgjigjën e tij në lidhje me integrimin e Shqipërisë duke thënë se për të “është një JO e qartë”. Gjatë një konference për mediat para zhvillimit të një darke pune mes 28 liderëve të vendeve anëtare të BE për arritjen e një marrëveshje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rutte tha se Holanda ka një “Jo” të qartë për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi Maqedoninë  e Veriut në një pozicion më të përshtatshëm. Megjithatë Rutte theksoi se të dy vendet kanë shumë punë për të bërë dhe se deri në këto momente diskutimet në Këshillin Europian janë për një “jo” për të dy vendet.

Ju e dini pozicionin tonë. Mbi Shqipërinë është një jo e qartë! Ata kanë shumë detyra shtëpie për të bërë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, janë në një pozitë më të mirë, krahasuar me Shqipërinë. Megjithatë Holanda mendon se në këtë moment për të dy vendet të ketë një “jo” nga ana saj.

Parlamenti ka pasur diskutime dhe vështirësi por mendohet se do të jepet një “jo” për Shqipërinë për të cilën duhet të them se jam dakord. Megjithatë na duhet të presim pasi ka ende mendime “po sikur”.” tha Rutte për gazetarët në Bruksel.



Skip to toolbar