Holokausti, Rutte kërkon falje pas 75 vitesh për dëbimin nga Holanda

BOTA


Pas 75 vitesh, Holanda ka kërkuar falje për komunistin hebre mbi veprimet e qeverisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Mark Rutte ishte ai që kërkoi falje gjatë Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Amsterdam, duke ndryshuar plotësisht qëndrim me deklaratën e vitit 2012, kur pretendonte se Holanda nuk ka pse të kërkoi falje.

“Tani që të mbijetuarit e fundit janë akoma midis nesh, kërkoj falje në emër të qeverisë”, tha Rutte, ndërkohë që asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë që qeveria holandeze të kërkonte falje për persekutimin e hebrenjve dhe dëbimin e tyre masiv në kampet e shfarosjes. Vetë Rutte ndryshoi qëndrimin e tij të vitit 2012, kur ai deklaroi se nuk kishte arsye të kërkonte falje. Holanda nuk i ka mbyllur ende plotësisht llogaritë për vitet e errëta të dëbimeve, kur 38,000 nga 140,000 hebrenjtë e dërguar në kampet e shfarosjes mbijetuan.

“Varet nga ne, brezat pas luftës, të vazhdojmë të përkujtojmë, nderojmë të rënët, emrin për emër”, shtoi Kryeministri duke vendosur një kurorë në Memorialin Kombëtar të Holokaustit në Amsterdam, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të kampit të shfarosjes së Aushvicit.



Skip to toolbar