Hong Kong, qëllohet me çekiç në kokë udhëheqësi i protestave

AKTUALITET


Hong Kongu nuk gjen qetësi. Një nga udhëheqësit e protestave pro-demokracisë në Hong Kong, Jimmy Sham, është sulmuar ashpër raportojnë mediat ndërkombëtare. Sham, është dërguar menjëherë në spital pasi pësoi hemorragji të mëdha gjaku nga sulmi.

Udhëheqësi i protestave mësohet të jetë sulmuar nga pesë persona, të cilët e kanë gjuajtur atë me çekiç, duke i shkaktuar  plagë të rënda në kokë.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por me vetëdije raportojnë mediat. Kjo është hera e dytë që Jimmy Sham sulmohet që prej nisjes së protestave.

Jimmy Sham është drejtues i Fronit të Drejtave të Njeriut në Kong Kong dhe një nga njerëzit më aktiv në protestat e nisura disa muaj më parë. Organizata që ai drejton akuzon qeverinë, duke u shprehur se mbështetës së saj dyshohet se janë autorët e sulmit.

“Nuk është e vështirë të lidhësh këtë incident me një terror politik, duke kërcënuar dhe penguar ushtrimin e ligjshëm të të drejtave natyrore dhe ligjore”, është shprehur organizata e drejtuar nga Jimmy Sham në lidhje me incidentin. Amnesty International u kërkoi autoriteteve që të fillojnë një hetim mbi sulmin ndaj Sham.



Skip to toolbar