Mediat amerikane kanë raportuar së fundi një ngjarje horror, zbulimin nga FBI të një thertoreje njerëzore në Arizona të SHBA.
Në fakt është zbardhur dëshmia e një prej agjentëve të FBI Mark Cwynar, të dhënë në gjyq, në lidhje me çështjen e bastisjes së FBI-së në Qendrën e Burimeve Biologjike në vitin 2014. Ai bën të ditur se ka parë një skenë të ngjashme me atë të filmit “Frankenstein”.
Sipas tij agjentët e FBI-së kanë gjetur në klinikë gjymtyra njerëzore, kokën e një gruaje të qepur në trupin e një burri dhe organe gjenitale mashkullore të ruajtura brenda një frigoriferi.
“Kam vërejtur një trup të madh me kokën e hequr dhe të zëvendësuar me një kokë më të vogël, njëlloj si në filmin “Frankenstein”. Kam vërejtur pjesë të trupit të grumbulluara pa ndonjë identifikim të dukshëm për të treguar se nga cilat organe kanë ardhur ose cilit i përkisnin”, ka dëshmuar agjenti i FBI.
Ai tha se kishte parë “kova dhe ftohës të mbushura me pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë një koka njerëzish, krahë dhe këmbët”, të ruajtura në ngrirëse.
Kufomat e përdorura ishin marrë nga njerëz që kishin pranuar ta dhuronin trupin për qëllime shkencore.
Shumë familjarë kanë paditur klinikën duke kërkuar që drejtësia pa vonesë të veprojë.
Nga hetimet rezultoi se “Biological Resource Center” shiste në mënyrë të paligjshme pjesë të trupit jashtë shtetit ndaj entiteteve që ende janë të panjohura.
Po sipas hetimeve, busti i burrit me kokë gruaje do të shitej për 2.400 dollarë ndërsa këmbët për rreth 1.100 dollarë.
Klinika gjithashtu shiste gjunjë dhe këmbë për më pak se 500 dollarë secila, kurse një trup të tërë për rreth 6,000 dollarë.
Stephen Gore, pronar i Qendrës së Burimeve Biologjike është shpallur fajtor në vitin 2015 dhe është dënuar me 12 muaj burgim dhe 4 vjet në shërbim prove.
Autoritetet thanë se ai dhe të pandehurit e tjerë kishin keqtrajtuar dhe shitnin ilegalisht organe të dhuruara që nga viti 2007.