I vdiq burri në aksident, 18-vjeçarja vret veten

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vasjar të Tepelenës ku një vajzë 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u helmuar me fotoksinë.

Mirela Beta, 18-vjeçe është gjetur e pajetë nga familjarët e saj ndërsa të afërmit konfirmojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumit të fotoksinës nga e reja pasi janë gjetur edhe gjurmë të kësaj lënde.


Dyshimet paraprake kanë të bëjnë se një akt i tillë ekstrem ka ardhur në kushtet e depresionit pasi ajo kishte 2 muaj që vuante vdekjen e të shoqit në një aksident në Baypassin e Levanit.

Bëhet fjalë për Mateo Kozan, i cili vetëm pak kohë më herët humbi jetën pasi u godit nga një mjet tip “Rryl” që po punonte për ngjeshjen e asfaltit në “Bypassin” e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e punës, gjatë kohës që po punohej për ndërtimin e rrugës. Viktima Mateo Koza, 18 vjeç, punonte në ndërtimin e aksit rrugor dhe mendohet të jetë goditur aksidentalisht nga mjeti tip rryl që po ngjeshte asfaltit e rrugës në ato momente.




Skip to toolbar