Humbi drejtimin e makinës, dalin emrat e dy grave që u aksidentuan në Divjakë

AKTUALITET


Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite në Divjakë, në të cilin ka humbur jetën një grua.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit tip “Opel”, Burbuqe Alcani, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rrugë, e si pasojë nëna e saj, Hasime, që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Ndërkohë rreth orës 16:30 një tjetër aksident u shënua në Divjakë, me pasojë humbjen e jetës së shoferit të mjetit dhe plagosjes se katër pasagjerëve që udhëtonin në të.



Skip to toolbar