I biri akuzohet për vrasjen e biznesmenit, pezullohet nga detyra polici Dilaver Velo 

AKTUALITET


Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së Edmond Papës, nga verifikimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi i ndaluar Albano Velo, është djali i një punonjësi policie.

Menjëherë pas ndalimit të Albano Velos, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.


Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.




Skip to toolbar