Jahmir Hyka po gjen ritmin dhe formën e shkëlqyer ne Izrael, teksa në dy ndeshje radhazi ai ka qenë protagonist me Maccabi Netanya.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka dhuruar asistin e golit të dytë në fitoren 0-2 të skuadrës së tij ndaj Hapoel Ber Sheva, në derbin për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.
Në minutën e 50′ të takimit, mesfushori kuqezi del në sulm. Pasi kalon mbrojtësin e fundit kundërshtar, Hyka preferon të pasojë te shoku i skuadrës, që kishte pozicion më të mirë shënimi.
Barshazky gjuan direkt në shtyllën e dytë me topin që përfundon në rrjetë. Më herët u shënua dhe një tjetër gol nga Netanya, që aktualisht mban vendin e tretë në renditjen e kampionatit izraelit të futbollit.