“Hyr me këmbën e djathtë”, Rama i dorëzon çelësat e shtëpisë së re një familje në Kashar

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët në zonën e Kasharit në Tiranë, shtëpitë e të cilëve janë prekur nga tërmeti. Gjatë takimit Rama u ka kërkuar atyre të tregohen të duruar pasi shtëpitë do të rregullohen të gjitha.

“Të rinjtë kujtojnë se bëhen punët menjëherë, por me durim tani, do i rregullojmë të gjitha” u tha Rama banorëve.

Rama u ndal në banesën e një familje ku ndodhet edhe një nënë, të cilës i dhuroi çelësat e shtëpisë së re, duke marrë duartrokitjet e banorëve përreth. Familja është futur në shtëpinë e re së bashku me kryeministrin Rama, ku nuk kanë munguar dhe batuat e tij ku i thotë nënës që të hyjë në shtëpi “me këmbën e djathtë” si për ti ecur mbarë e mirë.

Banorët kanë falenderuar Kryeministrin Rama, që shoqërohej edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se shtëpia e kësaj familje ishte dëmtuar nga tërmeti i parë i 21 shtatorit. Veliaj tha se janë gati për tu dorëzuar edhe 50 shtëpi të rindërtuara të tjera për familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/439494863621864/?__tn__=%2CdkC-R&eid=ARAY-W0yGH2TVsPOGf1KU2nC5oPui44sJuN1nswVwco58r_BpAe56NlgHmxxPjG1gh-sjPVjg0ghzULo&hc_ref=ARRIr8M5PvyM4w9P6UA_IZcoY5YfY9rQne6kTyORl-t5Pitu3TLp6mwEsJ6zAuxwWF4


Skip to toolbar