Bashkëshorti dhunues nuk pranon ndarjen, hedh granatë në oborrin e vjehrrit

AKTUALITET


Një situatë që nisi me dhunë brenda familjes dhe degjeneroi në përdorimin e mjeteve shpërthyese ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Një 28-vjeçar me iniciale P.D., ushtronte në mënyrë sistematike dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila e kishte denoncuar dhe marrë urdhër mbrojtje.

Pas urdhrit të mbrojtjes ajo ishte zhvendosur për të jetuar te prindërit e saj. Kjo duket se ka tërbuar edhe më shumë bashkëshortin dhunues, i cili ka hedhur një granatë në oborrin e vjehrrit të tij. Ndonëse i riu hoqi siguresën e granatës, fatmirësisht ajo nuk shpërtheu.


Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas, të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës.

28-vjeçari u arrestua dhe do përballet me veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.




Skip to toolbar