I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, kërkohen 25 vite burg për Izet Haxhinë

AKTUALITET


Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

Kujtojmë se Izet Haxhiaj akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i cili u qëllua me armë jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Izet Haxhiaj u ekstradua nga Turqia në vitin 2018, ku nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit.



Skip to toolbar