I arrestuar për blerje votash, mbahet sot seanca për ndryshim mase ndaj Fredi Belerit!

AKTUALITET


Këtë të hënë (18 shtator) është duke u zhvilluar seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash.

Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. E pranishme në gjykatë është edhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. 

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.



Skip to toolbar