48-vjeçari Saimir Gjepali u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Durrësit, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.
48-vjeçari banues në Shijak është dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Po ashtu Gjepali së bashku me anëtarët e tjerë të grupi Avdylaj dhe bashkëpunëtorë u arrestua në tetor të 2018 ku u goditën 4 grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has.
Por 48-vjeçari arrin të lirohet nga Gjykata në vitin 2020. Gjepali gjithashtu njihet dhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut tek ‘313’.
Por si ndodhi revolta te “313”
Gjithçka nisi nga qelia numër 5 në natën e 21 maj 2020, ora 23:25
Gjithçka ndodhi kur policët e burgjeve filluan kontrollin e qelive të Burgut “313” ku ishin vendosur 4 anëtarët e grupit “Avdyli” dhe një Italian, në natën e 21 maj 2020.
Shtetasi italian, Giovani Di Cosimo, i cili ka qenë pacienti i parë me COVID-19 brenda sistemit të burgjeve u bë pjesë e asaj revoltë për shkak të miqve të tij.
Në qeli me të ishin edhe Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli dhe Saimir Gjepali.
Nga kontrolli të paraburgosurve iu gjet një celular, pronësinë e të cilit, thotë raporti, askush nuk e pranoi duke e kundërshtuar.
Sipas të dhënave që dolën të nesërmen e përplasjes u mësua se celularin mund ta kishte kaluar pastruesi në dhomën e tyre.
Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit që gjendeshin në këtë dhomë.
Në përplasjen mes tyre u bë me dije se ishte vetë Astrit Gjepali që në hakërrim e sipër i thotë policit të burgjeve se për 10 ditë do të jem i lirë dhe në fakt ashtu ndodhi.
Ai mundi ta fitonte lirinë, ndërkohë nuk u hetua asnjëherë për atë ngjarje.