I dënuar për vrasje, shqiptari pret “byzylykun”, arratiset nga Greqia

AKTUALITET


Një 35 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje në Greqi është lënë i lirë nga burgu dhe mbikqyrej nga policia përmes byzylykut elektronik, por ai e ka prerë mjetin kontrollues dhe është arratisur. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte parë për herë të fundit pranë një stacioni autobusësh dhe dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por thuhet se shteti grek e ka shpallur atë në kërkim.

Për herë të fundit ai është parë në Kiffisos. Pas këtij momenti nuk ka më asnjë gjurmë të shqiptarit.

Ndërkohë policia greke e sinjalizuar nga alarmi që ra pas prerjes së byzylykut elektronik është vënë në lëvizje dhe ka nisur kërkimet.



Skip to toolbar