Kryeministri Rama vendosi ta injoronte të martën duke mos i kthyer përgjigje presidentit të nxehur Ilir Meta, i cili për më shumë se 60 minuta e sulmoi atë, bashkë me ndërkombëtarët dhe në mënyrë të veçantë ambasadën amerikane. Por mëngjesin e së mërkurës Presidenti vazhdon të merret me Ramën por hallin e ka gjetkë, tek Reforma në Drejtësi.
Ai akuzon Ramën për këtë reformë dhe thotë se “timonieri ka timon, por s’ka frena”.
“Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi “krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan presidenti në Facebook.
Mesa duket i gjithë sikleti i Metës është reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj. Këtë e ka thënë prej 5 muajsh Rama, kur opozita protestonte. Ai shpeherë ka thënë se këto protesta bëhen sepse ata kanë frikë Reformën në Drejtësi. Dhe mesa duket qenka plotësisht e vërtetë. Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultatet e para me vettingun në gjyqësor, gjë që është përshëndetur nga ndërkombëtarët. Por tani me ngritjen e strukturave të reja, siç janë SPAK dhe BKH do t’i vijë rradha edhe politikanëve. Ndaj dhe është kjo situatë e ndezur politike, dhe presidenti dje teksa sulmonte SHBA-të piu 4 shishe ujë. Por reformën e kanë në dorë amerikanët dhe timoni i tyre, siç thotë ai, është pa frena, merr përpara kush t’i dalë. Nuk pyet, ka thënë Rama në një fjalim, Drejtësia ndërkombëtare nëse je President apo Kryeministër. Të gjithë do të dalin para saj. Le të shohim.