Meta sulmon Reformën në Drejtësi për gjykatat që i boshatisi Vettingu. Ja e vërteta

AKTUALITET


Presidenti Meta i është kthyer sërish reformës në drejtësi ndërsa ka shprehur shqetësim për mos funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, duke theksuar se po shkelen të drejtat themelore të qytetarëve. Ndërsa SHBA-të e vlerësojnë ecurinë e reformës në drejtësi, presidenti vijon ta sulmojë hapur atë.

“Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.


Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë”, shkruan Meta i cili fton qyetarët të lexojnë një raport të INFOÇIP, një organizatë që monitoron çështjet transparencës së institucioneve. Në raportin e saj INFOÇIP ka bërë një llogaritje duke thënë se 30 mijë dosje që janë për t’u shqyrtuar në gjykatën e lartë do të duhen 20 vite për të dhënë vendime.

Por si qëndron e vërteta e boshatisjes së gjykatave? E vërteta të cilën presidenti nuk e thotë deri në fund është se emërimet politike, të pakualifikuara dhe të njëanshme në Gjykatën e Lartë të bërë nga Partia Demokratike, nga viti 2008 deri në vitin 2013 (pas vitit 2009 në bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim) bënë që shumica e gjyqtarëve “të këputen” në vetting. Por kishte dhe nga ata gjyqtarë që dhanë dorëheqjen vetëm e vetëm që t’i shpëtonin vettingut, duke e njohur mirë veten e tyre, parapëlqyen t’i jepnin fund karrierës sesa të kalonin në sitën e vettingut. Ndërsa presidenti kërkoi që këto gjykata të plotësohen me të tjerë gjyqtarë të cilët sërish u rrëzuan në vetting, ndryshe nga sa kërkon faktori ndërkombëtar. Kushti është që gjyqtarët që kandidojnë për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese të kenë kaluar sitën e vettingut dhe të mos kenë asnjë ndikim politik. Të dyja gjykatat pritet të ngrihen shumë shpejt në muajt në vijim. Por duket se kjo s’do ta qetësojë aspak presidentin, i cili është në prag shkarkimi dhe vulën e fundit do ta vendosë Gjykata e re Kushtetuese./reasltory.al




Skip to toolbar