“I indinjuar me deklaratën e Prokurorisë”, Arben Meçe në ‘Real Story’: E ka kthyer 21 Janarin në një çështje ordinere

Më të fundit


Një ditë pas kritikave të ashpra të kryeministrit Edi Rama në 13 vjetorin e vrasjeve të 21 janarit, Prokuroria e Tiranës bëri reagim zyrtar të hënën duke thënë se është në pritje të letër porosive për të zbardhur vrasjen e Aleks Nikës gjatë protestës së 21 janarit.

Sipas prokurorisë, hetuesit kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve të huaja për të përcaktuar se nga cila armë doli predha që i mori jetën Aleks Nikës.

Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokoll Balla, duke komentuar këtë deklaratë, theksoi se Prokuroria e Tiranës nuk e ka trajtuar 21 Janarin si një ndër krimet më të tmerrshme të demokracisë shqiptare por e ka kthyer atë në një çështje ordinere.

“Mua më thotë diçka fakti që kemi një vendim të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, standarti më i lartë i analizës profesionale. Në kuadër të hierarkisë ligjore të Republikës së Shqipërisë, vendimet e Strasburgut janë vendime eprore, çka do të thotë se sipas konventës që kemi nënshkruar ne, në momentin kur merret vendimi, janë të detyruara. Nënshkrimi i konventave detyrojnë këtë vendimmarrje. Është bërë nga një trupë profesionale. Ka kryer një hetim përmbyllës, një modul hetimi dhe ka bërë një protokoll hetimi, i pavarur dhe i mbështetur mbi prova dhe fakte ka nxjerrë konkluzione të qarta dhe që kemi të bëjmë me krim shtetëror. Që në momentin që gjykata evropiane e ka cilësuar se kemi të bëjmë me një shkelje më ekstreme të të drejtave të njëriut, që nuk është thjesht vetëm vrasje, por kemi krim shtetëror. Automatikisht kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar kriminale, me aktivitete për fshehjen, me vrasje të rëndë me paramendim të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Nga ky moment është e tepërt të diskutojmë se çfarë po bën prokuroria jonë që e ka kthyer këtë çështje kaq serioze në një krim ordiner, ku merret me analizën e një fisheku. Do të marrim në konsideratë vendimet e Strasburgut për çështje dhe prova që kanë të bëjnë me çështjen penale që kanë në shqyrtim. 21 janari ka përfunduar në çështjen më ordinere, që është një nga njollat më të errëta të demokracisë shqiptare. Sot jam i indinjuar me përgjigjen që ka dhënë prokuroria.”, theksoi Meçe.



Skip to toolbar