I infektuari me COVID tentoi të kalonte në Kakavijë

AKTUALITET


Rezulton pozitiv me Covid 19, por pavarësisht kësaj një 65-vjeçar nga Elbasani ka tentuar të kalojë kufirin me Greqinë.

Pas kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, burri jo vetëm është ndaluar të kalojë, por edhe është gjobitur.


NJOFTIMI I PLOTË

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.




Skip to toolbar