I riu i grupit “Zjarri”, që dogji shkollën, sulmoi Hajdarin

AKTUALITET


U hoq si nxënës i shkollës Shejnaze Juka dhe sulmoi ashpër Rudina Hajdarin duke e quajtur atë “turp për vendin sepse bashkëpunon me Edi Ramën”. Personi në fjalë është 20 vjeçari Fatjon Mani, anëtar i Forumit Rinor të PD-së, pjesë e grupit të militantëve demokratë, që në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, i vunë flakën shkollës “Shejnaze Juka” pasi do të shërbente si KZAZ.

Militanti në fjalë është proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme ndaj këtij institucioni arsimor gjatë zgjedhjeve të fundit elektorale.

Ai ishte futur qëllimisht në aktivitetin në shkollës për të sulmuar dhe debatur me “tradhtaren” Rudina Hajdari, të cilën e akuzoi si shtojcë të kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetin social militanti i PD-së, Fatjon Mani ka foto me liderin e PD-së Lulzim Basha ndërsa shihet aktiv teksa shpërndan çdo aktivitet të kreut të PD-së.

Gjatë të enjtes Rudina Hajdari dhuroi disa libra në shkollën Shejnaze Juka në Shkodër, por gjatë fjalës së saj është sulmuar nga militanti demokrat i cili i tha se ajo është turp për vendin pasi bashkëpunon me Edi Ramën.

Rudina Hajdari shihet si tradhtare nga demokratët pasi nuk zbatoi vendimin e grupit për të dorëzuar mandatin e deputetes. Për këtë vendim të saj ajo është përjashtuar nga PD./realstory.al



Skip to toolbar