I mori lumi Vjosë, mblidhnin bimë mjekësore për bukën e gojës

AKTUALITET


Të dyja gratë nga Këlcyra që u rrëmbyen nga rrjedha e lumit Vjosë të shtunën në mesditë, kishin dalë si çdo ditë tjetër për të mbledhur bimë mjekësore, një mënyrë për të nxjerrë të ardhura për familjet e tyre, por përpjekja e tyre përfundoi me pasoja të rënda. Ndërsa po tentonin të kalonin lumin Vjosë i ka rrëmbyer rrjedha dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën dhe tjetra u transportua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Shtetasja që humbi jetën është Eli Beqiri, rreth 50 vjeç, ndërsa Selime Shehu ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Gjirokastrës.

Kjo ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Dragot, pothuajse në të njëjtin vend ku vetëm disa ditë më parë humbi jetën një 17-vjeçar nga Këlcyra.

Mësohet se gratë kanë tentuar të kalojnë lumin dhe duke ndihmuar njëra-tjetrën i ka rrëmbyer rrjedha e lumit  Vjosë dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën.



Skip to toolbar