I përplasi makinën dhe tentoi ta vriste, policia shmang vrasjen në Tiranë

AKTUALITET


Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.4 në Tiranë kanë parandaluar një vrasje duke vënë në pranga një 22-vjeçar i cili për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë duke e kanosur me armë zjarri.

Menjëherë sapo ka marrë informacion policia ka vepruar dhe ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Selvia”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal.

Shtetasi L. M., për shkak të konflikteve të mbartuara ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë Policinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M.



Skip to toolbar