“I thatë botës; ‘mos harroni tetorin’”/Netanyahu-Trumpit: Miku më i madh i izraelitëve!

BOTA


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së tij në Parlament, ku i pranishëm është presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shprehu vlerësime për këtë të fundit. 

Ai tha se Trump ishte ai që i tha botës; Mos harroni tetorin. Ai thotë se emri i Donald Trump do të gdhendet gjithashtu në historinë e Izraelit, “dhe në historinë e njerëzimit”. 

Duke iu referuar planit të paqes të Trump, Netanyahu thotë se është një propozim “që hap derën për një zgjerim historik të paqes në rajonin tonë”. 

“Vizita juaj e parë e juaja, në Jerusalem. Ju falënderojmë presidenti Trump. Kam shumë arsye të tjera për t’ju falënderuar, përfshirë dhe vizitën tuaj këtu.

Ju falënderojmë që jeni ngritur kundër deklaratave dhe armiqësisë, OKB-së. Faleminderit që keni njohur të territorit ku ne jetojmë aktualisht Izraelit.  Faleminderit që u tërhoqe nga marrëveshja katastrofike nukleare e Iranit. Faleminderit që keni mbështetur dhe vendimet e tua të guximshme. Pritet një operacion ushtarak pas mesnate. Donald Trump është miku më i madh që shteti izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë president amerikan nuk ka bërë kaq shumë për Izraelit. Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për lidershipin tuaj. Një propozim që kthen të gjithë pengjet tona në shtëpi. Një propozim që i jep fund luftës, duke arritur të gjitha objektivat tona. Propozim që i hap dyert, paqes në rajon dhe përtej. Ju jeni i angazhuar për këtë paqe dhe unë jam angazhuar për këtë paqe dhe do ta arrijmë këtë paqe së bashku. Në vitin 2022 ju i thatë botës “Mos harroni tetorin”. Ne kujtojmë terroristët e Hamasit që ju futën në territoret e Izraeli duke vrarë në gjakftohtësi dhe qytetarët tanë. Familje të tëra që u dogjën të gjalla dhe nuk harrojmë izraelitët që morën pjesë në festivalin e tetorit 2022.”, tha ai. 

“Sulmi i Hamasit ishte gabim katastrofik”/ Netanyahu: Izraeli pagoi çmim të lartë për luftën  

 Benjamin Netanyahu në fjalën e tij në Parlamentin izraelit ka deklaruar se “armiqtë tanë tani e kuptojnë se sa i fuqishëm dhe sa i vendosur është Izraeli”. 

“Ata e kuptojnë se sulmi ndaj Izraelit më 7 tetor ishte një gabim katastrofik. Ata e kuptojnë se Izraeli është i fortë dhe se Izraeli është këtu për të qëndruar”, tha ai. 

Netanyahu shtoi gjithashtu se Izraeli ka paguar një çmim të lartë për luftën në Gaza, por e përshëndet kthimin e pengjeve sot si një “ditë të rëndësishme”. 

“Në fillim të luftës, premtova t’i ktheja të gjithë pengjet në shtëpi. Sot, me ndihmën e domosdoshme, ndihmën e vendosur dhe të fokusuar, ndihmën e pandërprerë të Presidentit Trump dhe me sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm të ushtarëve të Izraelit, ne po e përmbushim këtë premtim”, tha ai. 



Skip to toolbar