I vdiq pacientja në duar, në kërkim ndërkombëtar mjeku nga Elbasani

AKTUALITET


Disa muaj më parë, vdekja e 25-vjeçares Rexhina Debrova tronditi Elbasanin. E reja humbi jetën pak pasi zhvilloi operacionin për lindjen e fëmijës. Ndërkohë, familjarët e saj për ngjarjen akuzuan mjekët si shkaktar të vdekjes së Rexhina Deborvas.

Mjeku Ardjan Kadaifçiu u akuzua publikisht nga familjarët e Rexhinës, për neglizhencë në mjekimin, ndërsa akuza ndaj tij tashmë ngrihet zyrtarisht edhe nga Prokuroria. Të hënën, institucioni i akuzës në Elbasan, me prokuror Xhelian Seferin, i kërkoi gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” në mugnesë, për mjekun Ardjan Kadaifçiu.

Kërkesa është bërë pasi në prokurori mbërriti akt ekspertimi mjeko-ligjor nga instituti i mjekësisë, ku konstatohen shkeljet e kryera nga mjeku. Ndaj, Prokuroria ngre akuzën për “Neglizhencë në trajtim mjekësor” me pasojë vdekjen e 25-vjeçares.

Ndërkohë, mjeku që akuzohet për vdekjen e 25-vjeçares, në muajin gusht të këtij viti është larguar nga Shqipëria së bashku me familjen në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, duket se kërkesa e prokurorisë së Elbasanit do të zbatohet duke kërkuar ndihmën e Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut.



Skip to toolbar