I vranë shokun para syve, flet dëshmitari i atentatit: Po ktheheshim në shtëpi, kur…

AKTUALITET


I riu Fatjon Dervishi nuk ishte i vetëm në makinë, kur iu bë atentat mafioz mesnatën e së martës në Katund të Sukthit.

Viktima ishte në automjet së bashku me shokun e tij, i cili i ka shpëtuar mrekullisht breshërisë së plumbave.

Ky i fundit nuk ka marrë asnjë plumb në trup, ndërsa në dëshminë e tij tregoi se ishin në lokal dhe po ktheheshn në shtëpi, kur i qëlluan.

“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, ka deklaruar në polici shoku i viktimës.

38-vjeçari është nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.



Skip to toolbar