I vuri tritol parukerisë në Nikël, arrestohet 23-vjeçari

AKTUALITET


Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se i vuri tritolin një dyqani parukerie në Nikël të Fushë Krujës.

 Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin që është 23 vjeçari me iniciale ‘L.C’.


Dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh.,  23 vjeçari ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme material.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, ndërkohë që 23 vjeçari do të përballet em akuzën e “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.




Skip to toolbar